Konjufca, mandatar i ri për formimin e qeverisë së re
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mandatojë Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, transmeton Zeri.info.
“Pas diskutimesh të zgjeruara e të thelluara në Kryesinë tonë, unë do të propozoj, që mandatin e dytë për krijimin e dytë të qeverisë t’ia japim Glauk Konjufcës”, tha Kurti në mbledhjen e Kryesisë së partisë. /Zëri