Humb jetën administratori në minierat e Bulqizës
Një person ka humbur jetën në minierat e Bulqizës.
Sipas njoftimit të Policisë në Shqipërisë, shtetasi S.K., rreth 62-vjeçar, me detyrë administrator në një subjekt në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se është aksidentuar gjatë kontrollit në frontin e punës.
Për pasojë, i njëjti ka humbur jetën pas dëmtimeve të marra.
“Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftim.