Policia po heton vdekjen e një personi në spitalin e Gjakovës
Një person ka vdekur të hënën në Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, në spitalin rajonal ka ndërruar jetë viktima mashkull. Ky rast nga Policia është cilësuar si “hetim i vdekjes”, transmeton Zeri.info.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri