Granit Xhaka shënon golin e parë për Sunderlandin, çmend atmosferën në 'Stadiumin e Dritave'

Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Sunderlandit, duke barazuar rezultatin ndaj Evertonit (1-1) në javën e 10-të të Ligës Premier.

Iliman Ndiaye kaloi në epërsi Evertonin, në minutën e 16-të, kur kalon me mjeshtëri disa kundërshtarë dhe lëshon një goditje të mrekullueshme nga jashtë zonës për 1-0.

Goli i Xhakës erdhi në fillimin e pjesës së dytë, pas një kombinimi të bukur me Enzo Le Fee, ku kapiteni i Sunderland lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Topi u devijua lehtë dhe përfundoi në rrjetë, pa asnjë mundësi për portierin Jordan Pickford (1-1).

Ky ishte një moment i rëndësishëm për Xhakën, që po tregon përse është bërë menjëherë udhëheqësi i skuadrës së Sunderlandit – me qëndrueshmërinë, karakterin dhe ndikimin e tij në mesfushë.

Ky ishte goli i parë për liderin e Sunderland, ku ka edhe tre asistime deri tani.