Milani e fiton derbin ndaj Romës
Milani ka shënuar fitore në derbin e javës së 10-të në Serie A ndaj Romës.
Kuqezinjtë fituan minimalisht 1:0 në shtëpi.
Pavlovic e shënoi golin e fitores në minutën e 39-të të ndeshjes, pas asistit nga Leao.
Roma pati mundësinë për të barazuar rezultatin, por Paulo Dybala dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 82-të.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretë, vetëm një pikë larg Napolit që prin.
Në anën tjetër, Roma bie në vendin e katërt me pikë të njëjta me Milanin.