Rama: Punimet në çerdhen e Bardhoshit po vazhdojnë, nuk do të ndalemi

Punimet për çerdhen e re në Bardhosh janë duke vazhduar.

Këtë zonë e ka vizituar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se nuk do të ndalet derisa secila pjesë e kryeqytetit t'i ketë shërbimet e duhura.

"Punimet në çerdhen n’Bardhosh po vazhdojnë Nuk do të ndalemi derisa secila pjesë e Prishtinës do të ketë shërbimet e duhura" ka shkruar Rama.