Vëllezërit binjakë rritin kungullin më të rëndë në botë
Vëllezërit binjakë rritën kungullin më të rëndë në botë të të gjitha kohërave, me një peshë marramendëse 1278 kg.
Ian dhe Stuart Paton, 64 vjeç, nga Hampshire, Angli, të cilët kanë kultivuar kunguj për më shumë se 50 vjet, i janë afruar shumë këtij rekordi, por nuk e kanë arritur kurrë deri këtë muaj.
Kungulli i tyre tani jo vetëm që theu rekordin e kungullit më të rëndë, por edhe atë për kungullin më të madh për nga perimetri. /Telegrafi