Charles Michel: Kosova mund të gjejë një mënyrë për t’u anëtarësuar në BE

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për uljen e tensioneve.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë në “Inside Albania Podcast”.

“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më të mira për ta, mendoj se është mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta”.

Sipas tij, anëtarësimi është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes. /euronews