Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë
Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.