Aktori francez, Tcheky Karyo ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare
Aktori i njohur francez Tchéky Karyo ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, njoftuan mediat franceze.
I lindur në Paris nga prindër me origjinë turke, Karyo u bë i njohur për publikun ndërkombëtar me rolet e tij në filmat “L’Ours” (“Ariu”, 1988) dhe “Nikita” (1990) të Luc Besson, si dhe për interpretimin e detektivit Julien Baptiste në serialet britanike “The Missing” dhe “Baptiste”.
Gjatë një karriere të pasur që shtrihej për më shumë se katër dekada, ai bashkëpunoi me regjisorë të njohur të kinemasë franceze dhe ndërkombëtar.