Dalin disa detaje për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me edicionin e katërt të reality shout Big Brother VIP Kosova, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Hamiti ka bërë të ditur se produksioni po punon intensivisht për përgatitjen e sezonit të ri, duke theksuar se këtë vit do të ketë ndryshime të dukshme në ambientet e shtëpisë së famshme.

Ai tregoi se është shtuar hapësira, si brenda shtëpisë ashtu edhe në oborr, ndërsa është ndryshuar edhe renditja e dhomave dhe ambienteve të brendshme.

Moderatori megjithatë nuk ka zbuluar datën e nisjes së spektaklit, duke thënë se kjo mbetet ende konfidenciale.

Ai pranoi se shumë njerëz po presin me padurim nisjen, por zgjatja e përgatitjeve nuk po ndodh me dëshirën e ekipit, por për shkak të punëve teknike që po marrin kohë.

“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente, unë ty mundem me të tregu por nuk më lejohet me thënë me zë, por nuk muj me cekë”, tha ai.

Hamiti theksoi se produksioni po synon të sjellë një eksperiencë edhe më të madhe këtë sezon, me përmirësime në teknologji, dizajn dhe surpriza për publikun. /telegrafi