Raportohet se është përfshirë nga zjarri hoteli i deputetit të VV-së, Halil Thaçi
Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Obiliq.
Bazuar në raportimin e “Indeksonline”, flakët kanë përfshirë hotelin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili po garon edhe për kryetar të komunës.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.