Çeku: Miratohet rregullorja e re për mbështetje financiare të skenës së pavarur kulturore
Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi rregulloren mbi kriteret, standardet dhe procedurat e mbështetjes publike financiare për skenën e pavarur kulturore.
Sipas Hajrulla Çekut, kjo rregullore ndryshon në thelb mënyrën e mbështetjes për skenën e pavarur kulturore, duke sjellur qasje më të lehtë e më efikase, mundësi të reja për iniciatiava kulturore e bazë ligjore për krijimin e sistemit online për menaxhim të mbështetjes financiare.
Ai tha se Qeveria përgjatë tërë mandatit të saj, i ka pasur prioritet artistët, artin dhe kulturën dhe përmes kësaj rregullore, vetëm se është konfirmuar qasja bashkëpunuese ndaj skenës së pavarur kulturore.