Dy vjet grevë te Tesla, më e gjata në 100 vjet e fundit në Suedi

Greva në kompaninë Tesla është më e gjatë në Suedi në 100 vjet. Sipas studimeve të bërë nga Arena Ide, deri më tani kjo grevë o ka kushtuar sindikatës IF Metall rreth 100 milionë krona suedeze (9.1 milionë euro).

“Nuk është shumë krahasuar me fondin e grevave të IF Metall që vlerësohet në rreth 10 miliardë krona (900.1 milionë euro)”, thotë studiuesi German Bender nga Arena Ide.

E hëna, 27 tetor, shënon dy vjet prej kur ka nisur greva. Konflikti ka të bëjë me faktin që Tesla nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje kolektive me sindikatën IF Metall.

Kjo ka sjellë një përshkallëzim të situatës gjatë këtyre dy vjetëve. Aktualisht rreth 70 vetë të regjistruar tek IF Metall janë në grevë. Grevës i janë bashkuar edhe 14 sindikata të tjera nga katër vende të ndryshme në shenjë solidariteti, raportojnë mediat.

Edhe pse është linja më e gjatë greve në Suedi në një shekull, efekti që ka pasur nuk ka qenë ai që pritej: Akoma mund të blihet, të karikohet dhe të riparohet një Tesla.

German Bender vlerëson se greva sindikatës deri më tani i ka kushtuar rreth 100 milionë krona.

“Shuma është e madhe por në raport me fondin e grevave të IF Metall që është rreth 10 miliardë krona, kjo s’është shumë”, shton ai.

Është më e vështirë të llogaritet se sa ka kushtuar greva për Teslan, por sipas Bender përfshihen shpenzime gjyqësore, shpenzime për të sjellë punëtorë që të zevëndësojnë grevistët (“strejkbrytare”) dhe shpenzime të tjera shtesë që shkojnë në dhjetëra miliona krona.

“Është e vështirë të hiqen mbeturinat, t’i jepen targat, karikuesit elektrikë nuk mund të lidhën – qartë që kjo vendos presion të madh mbi Teslan. Ne vazhdojmë punën; kjo do të jetë një luftë shterjeje”, thotë kryetarja e IF Metall, Marie Nilsson.

Bender gjithashtu nuk sheh që konflikti të jetë afër zgjidhjes “mendoj që greva mund të vazhdojë për shumë kohë, ndoshta edhe për disa vjet të tjerë”.