Vdes babai i deputetit Armend Muja: La boshllëk të madh në zemrat tona
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muja ka shkruar se babai i tij ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundje të shkurtër duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona”, ka shkruar Muja.
Deputeti ka shtuar se detajet e varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ndërsa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira.
“U prehtë në paqe”, ka përfunduar ai.