Ukraina i dorëzon Lituanisë ushtarin rus të dyshuar për krime lufte
Ukraina i ka dorëzuar Lituanisë për gjykim një ushtar rus të kapur rob, të akuzuar për torturë dhe ndalim të paligjshëm. Ushtari, i përshkruar nga Lituania si një marins rus, dyshohet se ka punuar në një qendër paraburgimi të ngritur në aeroportin e Melitopolit në vitin 2022 në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.
“Për herë të parë që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë, Ukraina i ka dorëzuar një ushtar rus një shteti të huaj, Lituanisë, për ndjekje penale të vërtetë për krime lufte”, tha prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko.
Kievi është i vendosur t’i mbajë figurat ushtarake ruse përgjegjëse për pushtimin e vitit 2022 dhe po kërkon drejtësi ndërkombëtare për mizoritë e shumta të dyshuara të kryera nga ushtria ruse. Zyrtarët thanë se ushtari u kap nga ushtria ukrainase në rajonin Zaporizhzhia pranë fshatit jugor të Robotyne.
Kravchenko e quajti ekstradimin një ngjarje të rëndësishëm për të gjithë sistemin ndërkombëtar të drejtësisë. Zyra e prokurorit të përgjithshëm lituanez tha në një deklaratë se oficerët e zbatimit të ligjit të vendit kishin bashkëpunuar me Kievin për rastin.