Gjykata Supreme refuzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës
Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), me seli në Prizren – Dega në Mamushë.
Kjo gjykatë përmes vendimit në fjalë ka vërtetuar atë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të 25 tetorit.
“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Abdulhadi Krasniç, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit”.
“Ankuesi ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese”, thuhet në arsyetimin e vendimit..
Supremja thekson më tej se duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.