Memli Krasniqi: Rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve të reja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë para mediave se në takim është bërë e qartë se askush nuk mund ta sigurojë shumicën për të formuar qeverinë.
Sipas tij, zgjedhjet e reja tashmë janë të imponuara.
“Një situatë të tillë ka muaj që e kemi paralajmëruar. Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve të reja”.
Ai ka thënë që pavarësisht se ka bërë përpjekje ta sigurojë shumicën me partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, diçka e tillë nuk është arritur. /REL