Gons’s Tears vjen në Kosovë si i ftuar special i Festivalit të RTK-së
Këngëtari i njohur me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, do të performojë në muajin nëntor në Prishtinë.
Gjon’s Tears do të jetë i fituar i edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, raporton Zeri.info.
Emri i tij u konfirmuar sot për “Zërin” edhe nga organizatorët e Festivalit, të cilët paralajmëruan një performancë mbresëlënëse të Gjonit në nëntën finale në skenën e Festivalit më 8 nëntor.
Kujtojmë se Gjon’s Tears ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision 2022, ku është radhitur i treti. /Zëri