Qeveria miraton rritjen e pensionit bazë, shtesat e fëmijëve dhe pagën minimale 500 euro nga korriku 2026

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të rritet pensioni bazë nga 120 sa është, në 150 euro nga muaji nëntor dhe rritjen e shtesave të fëmijëve për 50%.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se ky vendim parasheh rritjen e pensionit minimal nga 120 – 150 euro për pensionet bazike, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuara, pensioni familjar dhe invalidor i punës, ai tregoi se kostoja e këtyre rritjeve kap mbi 11 milionë euro.

Po ashtu, ai bëri të ditur vendimin i cili u miratua për rritjen e shtesave të fëmijëve për 50%, ku preken 400 mijë fëmijë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë së sotme u mor vendim që paga minimale nga korriku 2026 të jetë 500 euro. /Zëri