E premtja me mot stabil dhe me diell
Dita e premte do të karakterizohet me mot stabil, kryesisht me diell e herë pas here me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht shtresore të larta. Mjegulla që formohet ultësirave, mëngjesit, deri nga mesdita largohet. Temperaturat minimale zbresin në 3 gradë C e 6 gradë C, derisa maksimale shkojnë deri në 17 gradë C e 20 gradë C. Dominojnë qetësitë. Herë-herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.
Mot kryesisht me diell dhe më i butë po parashihet ditëve të fundjavës, me temperatura maksimale që arrijnë vlera prej 20 e 22 gradë.
Të hënën mbeten temperaturat ende të larta prej 19 e 20 gradë C, ndërkohë që vranësirat fillojnë të shtohen, e në disa pjesë të vendit pritet të ketë edhe riga lokale shiu. Të martën të reshura shiu paraqiten më shpesh në pjesën më të madhe të vendit, derisa temperaturat pësojnë një rënie më të theksuar deri në 10 e 12 gradë. Minimalet zbresin deri në 3 e 7 gradë. Dominojnë qetësitë gjatë fundjavës e nga dita e hënë frynë erë jugore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, para se të ndryshojë drejtimin në veri e verilindje të martën.