Ish-futbollisti i Chelseat: Salah ishte shumë i afërt me Jotën, kjo është arsyeja pse ai nuk duket vetvetja
Humbja 3-2 e Liverpoolit ndaj Brentfordit i la ata shtatë pikë prapa liderëve Arsenal në Ligën Premier, duke hedhur dyshime mbi mbrojtjen e titullit të tyre.
Ish-mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, beson se problemet e ekipit janë të lidhura me pasojat emocionale nga vdekja tragjike e Diogo Jotës në një aksident me makinë korrikun e kaluar.
Duke folur në podkastin The Obi One, Mikel tha se humbja kishte ndikuar thellë në ekip, veçanërisht në Mohamed Salah, i cili ishte i afërt me Jotën.
Ai theksoi se futbollistët kalojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre së bashku dhe se humbja e një shoku skuadre lë plagë të qëndrueshme emocionale që ndikojnë në performancë.
“Nuk duhet të harrojmë se në klub ka ndodhur një tragjedi e madhe që askush nuk e priste. Si futbollistë, ne kalojmë më shumë kohë me shokët e ekipit sesa me familjet tona, sepse jemi bashkë në dhomën e zhveshjes çdo ditë”.
“Humbja e dikujt kaq të rëndësishëm do të lërë gjithmonë gjurmë te lojtarët. Nuk ka rëndësi sa mirë e kanë filluar sezonin apo sa të talentuar janë - diçka e tillë të prek emocionalisht dhe të mbetet brenda”.
"Për mua, çfarëdo që të ndodhë në klub për momentin, emocionet janë ende shumë të freskëta. Kur e sheh Salahun, i cili ishte shumë afër Jotës, ai është një hije e vetes së tij të mëparshme”.
“Kështu që mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të kuptueshëm kur kritikojmë këtë ekip të Liverpoolit”, ka thënë Obi Mikel./telegrafi