Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Paqes që është mbajtur në Paris, ku e ka përmendur Kosovën.
Kur u përmenden konfliktet, kryeministri shqiptar foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar si problem thelbësor të rajonit mosnjohjen e vendit tonë nga shteti serb.
Ai ndër të tjera është shprehur se problemi nuk është shteti më i ri në Evropë, por është Serbia. /klankosova