Edhe Limaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Presidentes

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në orën 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani.

“Po, do të marrim pjesë”, tha Limaj për gazetën Blic.

Përpos Limajt, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premten në orën 12:00, pasi mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrit që në seancën e 26 tetorit t’i sigurojë 61 vota dhe kështu të formohet qeveria e re.