Arrestohen edhe tre të dyshuar për drogën e kapur në Sverkë të Pejës

Janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar për rastin e kultivimit të narkotikëve vitin e kaluar në Sverkë të Pejës.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Pejës, e cila aksioni i orëve të hershme të së enjtes është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për luftimin e narkotikëve në Pejë.

“Ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar ‘Vera 2024’, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuanë në fshatin Sverkë të komunës së Pejës”.

“Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës”, tha Prokuroria në njoftim.

Potencohet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobilë dhe para kesh.

Prokurori i shtetit tha se brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.

Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.