Pse e fshehu krimin Top Kolshi?

Çfarë e shtyu Top Kolshin të mbulonte trupin e pajetë të Enver Bajraktarit me dhe e dërrasa, e mbi to të mbillte misër?

Xhemajl Ademaj, ekspert i shkencave forenzike, ka thënë për Klan Kosova se fshehja e kufomës asnjëherë nuk i fsheh gjurmët e krimit.

“Prej përvojës time shumë të gjatë në këtë fushë edhe prej literaturës botërore, nuk ka rast as krim që kryhet pa mbet gjurmë. Këta persona që kanë vendosë, qoftë të tronditjes momentale mendore, qoftë të parapërgatitun për ta kryer një krim të tillë, mendojnë që fshehja e kufomës, i fsheh edhe gjurmën e kryerjes së krimit”, tha ai.

U deshën plot nëntë ditë që organet e rendit – të udhëzuara nga Prokuroria – të zbulojnë se Top Kolshi ishte njëri ndër personat e përfshirë në këtë ngjarje.