Shërbimi Korrektues i Kosovës shpërblehet me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës në Stamboll

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka arritur një sukses historik në arenën ndërkombëtare.

Në Forumin Ndërkombëtar të Shefave të Shërbimeve, i zhvilluar në Stamboll, SHKK u nderua me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA).

Ky çmim i është dhënë SHKK-së për projektin inovativ “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”, që synon krijimin e një sistemi korrektues më human, efikas dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Përmes këtij njohjeje, vlerësohet përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i SHKK-së për ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë brenda institucioneve korrektuese.