Begaj përshëndet vendimin e Sirisë për ta njohur Kosovën
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosobës.
Ai u shpreh se me këtë vendim, Siria mbështeti edhe paqen e stabiltetin në Ballkan, shkruan Zeri.info.
“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, theksoi Begaj ndër tjera. /Zëri