Vinicius Jr kërkon falje për incidentin në El Clasico

Vinicius Junior ka kërkuar falje publikisht pas incidentit të tij ndaj trajnerit Xabi Alonsos në El Clasicon e së dielës ndaj Barcelonës.

Në një mesazh të postuar në rrjetet e tij sociale, sulmuesi brazilian u kërkoi falje tifozëve të Real Madridit për gjestet e tij gjatë zëvendësimit kundër Barcelonës.

"Ndonjëherë pasioni më mposht, gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim", shkruan Vinicius si justifikim për reagimin e tij ndaj zëvendësimit në ndeshjen në “Bernabeu”.

Përplasja te Real Madridi: Zbulohet ‘kërcënimi’ që ia bëri Xabi Alonso të zemëruarit Vinicius Jr pas zëvendësimit

Dhe ai e përfundon kërkimfaljen e tij me një deklaratë dashurie për ekipin Lios Blancos: "Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë".

Mbetet për t’u parë nëse kërkimfaljet private dhe publike të Vinicius do ta zgjidhin çështjen për Xabi Alonson, apo nëse përbuzja e tij do të ketë pasoja sportive në ndeshjet e ardhshme.

Deklarata e plotë e Viniciusit:

Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim kur u zëvendësova në El Clasico.

Siç e kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua t'u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.

Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.

Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.