Oficeri i FSK-së diplomon në Amerikë, përgatitet në inxhinieri ushtarake

Togeri Florent Korrani i FSK-së ka diplomuar në trajnimin bazik për Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se trajnimi ka për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje dhe drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

“Togeri Korrani është shpërblyer me certifikatë për arritje akademike të dalluar (Honor Graduate), e cila u ndahet ushtarakëve që arrijnë rezultate të larta në akademi gjatë trajnimit”.