Përparim Rama në Kolovicë: Çerdhen e përfundojmë për 1 muaj, kemi instaluar ndriçim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e ka nisur nga Kolovica në kryeqytet.
Ai e ka vizituar çerdhen, e cila pritet të përfundojë për një muaj.
Rama ka theksuar se kanë instaluar edhe ndriçim dhe gjithashtu e kanë kryer planin e rigjenerimit.
“Çerdhen në Kolovicë e kryejmë për 1 muaj e pak, kah gjysma e nëntorit, kemi instaluar numër të madh të ndriçimit, kemi bërë planin e rigjenerimit, tash nuk ka që na ndalë, po fitojna me numër të madh të votave, edhe po i grahim punëve të mëdha”, tha ai.
Rama u mirëprit nga shumë qytetarë, të cilët e lavdëruan për punën në këtë zonë.
“Na po vazhdojna me investime tona, nuk po e presim nivelin qendror, nuk po ndalemi”, tha Rama.