Osmani takon presidentin e Mauritanisë në Riad, flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se me homologun e saj bisedoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.
“Një takim shumë i mirë në Riad me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, shkroi Osmani në Facebook.