Një pjesë e Prishtinës, pa ujë sot
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rruga “Tirana”, rruga” Vicianum”, rruga “Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes “Kalabria”.