Nga sot nis operimin linja e re ajrore Kosovë – Francë
Linja e re ajrore midis Francës e Kosovës ka filluar operimin që nga dita e martë.
Kjo linjë do të lehtësojë lidhjet midis familjeve, bizneseve, turizmin, sepse është linjë direkte.
Në lidhje me këtë ka reaguar ambasda e Francës në Kosovë, që ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet.
“Linja e re ajrore Lyon–Prishtinë, e operuar nga easyJet, forcon që nga sot lidhjet midis dy vendeve.
Kjo linjë direkte shënon një hap të rëndësishëm për mobilitetin, turizmin dhe shkëmbimet ekonomike e kulturore.
Ajo do të lehtësojë lidhjet midis familjeve, bizneseve dhe institucioneve, duke afruar edhe më shumë shoqëritë tona.
Urime të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë projekt — një simbol miqësie dhe bashkëpunimi franko-kosovar”, thuhet nga ambasada francize. /Zëri