Kur pritet të ekstradohet nga Britania në Kosovë i arrestuari për vrasjen në Hajvali
Prej më shumë se dy muajve, Xhemajl Nuhiu ndodhej në arrati.
Përkundër që ishte i dyshuar si autor i vrasjes së Muhamet Matoshit pranë shtëpisë së tij në Hajvali, Nuhiu ia doli të ikte në Londër.
Atje ai është arrestuar nga policia metropolitane.
Ministria e Drejtësisë në Kosovë, përmes një përgjigje me shkrim për Tëvë, e konfirmoi arrestimin e Xhemajl Nuhiut.
“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, kanë thënë për Tëvë1 nga Ministria e Drejtësisë.
Televizioni ka tentuar gjatë ditës që të flasë edhe me familjarët e viktimës lidhur me rastin, por të njëjtit mbrapa kamerave kanë thënë se nuk janë të gatshëm.
Avokati Arbër Jashari tregon se vendimi për ekstradim bëhet i plotfuqishëm, vetëm pas një vendimi të gjykatës.