Zyrtare: Liburn Aliu prezantohet si drejtor i ri i Portit të Durrësit

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është zyrtarizuar si drejtorit i ri i Autoritetit Portual të Durrësit.

Prezantimi i tij u bë gjatë një konference nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ai do ta zëvendësojë Kreshnik Bajraktarin.