“Do të shkruhet edhe një histori në dhjetor”, çka po paralajmëron Ramiz Lladrovci?
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar një postim paralajmërues mbrëmë në mesnatë në rrjetin e tij social.
Lladrovci ka thënë se do të ketë beteja të reja dhe se do të shkruhet edhe një histori në dhjetorin që po vjen, duke paralajmëruar edhe një fitore, transmeton Zeri.info.
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë... do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në dhjetorin që po vjen, edhe një fitore!”, shkroi Lladrovci.
Ky reagim duket se ka ardhur pas intervistës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit, i cili tha mbrëmë se Lladrovci nuk është përjashtuar nga PDK-ja, po ka dalë vetë.
“Zoti Lladrovci nuk është përjashtu, ka dalë vetë”, tha Krasniqi. /Zëri