Peci e ka një lutje për diasporën
Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka shprehur mirënjohje për mërgatën, duke e cilësuar atë si “kategorinë më brilante të kombit tonë”.
Ai përmes një videoje në Facebook ka falënderuar mërgimtarët për rolin, kontributin dhe përkrahjen në zgjedhje, duke i ftuar të gjithë të regjistruarit ta dërgojnë votën me postë, ndërsa të tjerët të udhëtojnë për të votuar në Kosovë.