Kurti tregon si mund të rikthehet dialogu strategjik me SHBA-në

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur sot edhe për ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-në.

Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për të avancuar raportet mes dy vendeve, por se shtoi se kontributi më i madh që mund të bëhet në drejtim të rikthimit të dialogut strategjik me SHBA-në, është formimi sa më i shpejt i qeverisë, transmeton Zeri.info.

“Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së dhe po diskutojmë si të avancojmë raportet tona, unë besoj se kjo mund të arrihet, mbase kontributi më i madh që mund ta bëjmë si shtet është qe të ecim me normalizimin institucional”, tha Kurti në konferencën për media. /Zëri