Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, raporton Zeri.info.
“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut, si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi sesa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si ministër në Kosovë”, u shpreh ministrja shqiptare ndër të tjera. /Zëri