Përparim Rama falënderon operatorët e transportit urban: S’po e ndalin punën edhe pse Qeveria ka bllokuar buxhetin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim operatorët e transportit publik urban.
Rama ka falënderuar ata për shërbimin që bëjnë ndaj mbi 100 mijë qytetarëve.
“Falënderim për Operatorët e Transportit Publik Urban. Mirënjohje të sinqertë për operatorët tanë të transportit publik, që çdo ditë u shërbejnë mbi 100 mijë qytetarëve të Prishtinës, me 120 autobusë, 450 punëtorë”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se pavarësisht bllokadave nga niveli qendror, këta operatorë nuk e ndalën punë asnjë ditë.
“Pavarësisht bllokadës së mjeteve që e ka bërë Qeveria, ata nuk e ndalën asnjë ditë punën dhe qëndruan në shërbim të qytetarëve. Sot u zotuan prapë se janë krah për krah për zhvillimin dhe qytetarin. Faleminderit për punën e ndershme dhe përkushtimin tuaj!”, ka shkruar Rama.