Dëmtohet ndriçimi elektrik te “Rruga B” në Prishtinë, Komuna jep detaje
Në “Rrugën B” në Prishtinë gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar kutia elektrike e ndriçimit elektrik. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar menjëherë dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme.