Që 24 orë pa ujë, disa pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Drenasit
Sot janë bërë 24 orë që kur disa pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Drenasit kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Gjatë ditës së djeshme KRU “Prishtina” tha se arsyeja e reduktimeve është për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si shkak i punimeve teknike, transmeton Zeri.info.
Në njoftimin e djeshëm, KRU “Prishtina” tha se gjendja është duke u stabilizuar, por banorët e këtyre qyteteve akoma janë pa ujë. /Zëri