KQZ-ja do t’i përfshijë në lista zgjedhore për balotazh personat që kanë mbushur 18 vjeç pas 12 tetorit
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka marrë vendim për t’i përfshirë në listat e votueseve edhe personat që kanë mbushur 18 vjeç pas 12 tetorit 2025.
Me këtë ata do të kenë të drejtë të votojnë në rundin e dytë në komunat ku do të ketë votim, transmeton Zeri.info.
“Kemi paraparë që personat që mbushin 18 vjeç do të përfshihen në listën përfundimtare të votuesve, për raundin e dytë të zgjedhjeve, ata që jetojnë jashtë dhe mbushin 18 vjeç mund të vinë të votojnë këtu”, u tha në mbledhjen e sotme të KQZ-së. /Zëri