Bajrami sfidon Kurtin për ekoniminë: Merri të gjithë ekspertët që ke dhe eja të përballemi në debat
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për renditjen e Kosovës si një nga vendet më të sigurta për investime sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley.Bajrami e konsideron këtë vlerësim të jashtëzakonshëm, por të paqartë, duke thënë se realiteti ekonomik i vendit është shumë larg këtij imazhi.
Në një postim në Facebook, ajo tha se pavarësisht renditjes së Kosovës përpara vendeve si Belgjika, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, realiteti ekonomik për qytetarët dhe bizneset është krejt tjetër.