Drita e merr një pikë të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Omonias
Kampioni i Kosovës Drita e ka fituar një pikë në përballjen e vështirë ndaj Omonias, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Edhe pse nuk ishin favorit në letër, “Intelektualët” arritën të zhvillojnë një paraqitje solide, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1.
Besnik Krasniqi dhuroi një harkim të bukur te Arb Manaj, i cili shënoi me kokë për ta kaluar Dritën në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë.
Mysafirët pastaj morën në dorë posedimin për të shënuar përmes ish sulmuesit të Fiorentinas Jovetic, megjithatë u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, mbrojtja vendase ra krejt në fund. Giannis Masouras përfitoi nga një “huti” në mbrojtjen e Dritës pas harkimit nga rivëndja këndore të Eëandros për të mposhtur Malokun (45’).
Pjesa e dytë ishte më e barabartë ku të dy skuadrat ishin mjaftë të kujdesshme për të mos lënë befasi.
Klubi nga Qipro ishte më kërkues sidoqoftë assesi s’e thyen mbrojtjen e “Intelektualëve”, që në fund ia arritën qëllimit për ta marrë një pikë.
Kësisoj, Drita merr edhe 133 mijë euro tjera nga Liga e Konferencës falë kësaj pike, kurse renditet në pozitën e 21-të me dy pikë. Dy vende më poshtë gjendet Omonia me një sosh