Linda Halimi bëhet me shtëpi të re, prezanton ambientet luksoze të pronës më të re

Një moment i veçantë dhe plot emocione për këngëtaren shqiptare Lindita Halimi, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një nga gëzimet më të mëdha personale - zhvendosjen në shtëpinë e re.

Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshortin Davon dhe vajzën e tyre Kaimana, janë vendosur në një shtëpi të re, duke e shënuar kështu një fillim të ri për familjen e tyre.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lindita shihet duke hapur një shampanjë përpara derës së shtëpisë, teksa e rrethuar nga familja e saj, shfaqet e lumtur, e emocionuar dhe plot energji pozitive.

“Nuk ka rëndësi çfarë ke, por me kë e ndan”, – ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos, duke e shoqëruar momentin me fjalë mirënjohjeje dhe dashurie për familjen e saj.

Përveç këtij gëzimi të madh personal, Lindita vazhdon të mbetet aktive në muzikë. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj të re me titull “Dreamin’ on my head”, e cila tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale të muzikës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @linditaworld

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @linditaworld