Këta janë librat që i mori me vete në burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy
Ish-presidenti francez filloi këtë javë vuajtjen e një dënimi me pesë vjet burg dhe iu lejua të marrë me vete në qeli vetëm tre libra.
Çfarë do të lexojë ai pas hekurave dhe pse janë këto zgjedhje kaq domethënëse?
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy filloi të martën vuajtjen e një dënimi pesëvjeçar në burgun La Santé në Paris.
Sarkozy, i cili e udhëhoqi Francën nga viti 2007 deri në 2012, u dënua në fund të shtatorit për komplot kriminal, lidhur me një plan që përfshinte ish-diktatorin libian Muammar Gaddafi për të financuar fushatën e tij zgjedhore. Ai bëhet udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga bashkëpunëtori nazist, marshalli Philippe Pétain, pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, ish-presidenti do të duhet ta kalojë kohën në një qeli 11 metra katrorë, e pajisur me një sobë të vogël, një tavolinë pune dhe një dush me tualet. Ai do të ketë akses në televizor (me një tarifë prej 14 eurosh në muaj), bibliotekë dhe palestër.
Sarkozy ka thënë se planifikon të shkruajë një libër të ri gjatë kohës në burg dhe ka marrë me vete tre libra maksimumi i lejuar për të burgosurit.
Për median franceze Le Figaro, ai ka thënë se ka zgjedhur:
“Konte i Monte Kristos” nga Alexandre Dumas dhe një biografi të Jezus Krishtit.
I pari, botuar në vitin 1846, është thellësisht simbolik: heroi i tij, Edmond Dantès, burgoset padrejtësisht për 14 vite dhe përgatit hakmarrjen e tij pas arratisjes në fund të vëllimit të parë.