OBSH: Mbi 15 mijë pacientë presin evakuimin mjekësor nga Gazë, mes tyre edhe 3.800 fëmijë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ka udhëhequr evakuimin mjekësor të 41 pacientëve në gjendje kritike dhe të 145 shoqëruesve të tyre nga Gazë.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur se mbi 15 mijë pacientë nga Gazë janë duke pritur evakuimin, duke përfshirë 3.800 fëmijë, shkruan Aljazeera.
Izraeli po vazhdon ta mbajë të mbyllur pikën kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që përcakton se ajo do të hapet për lëvizjen e njerëzve.