Gjatë nëntë muajve në Kosovë u braktisën 16 fëmijë
Gjatë nëntë muajve në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë dhe sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–shtator 16 raste të braktisjes së fëmijëve janë regjistruar në nivel vendi, shpërndarë në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas të dhënave të ASK-së, Podujeva ka raportuar gjithsej tri raste të braktisjes së fëmijëve gjatë këtij 9-mujori, duke u renditur si komuna me numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur.
Edhe Malisheva ka raportuar tri raste, të gjitha në muajin maj. Në Vushtrri gjatë kësaj periudhe kohore janë braktisur dy fëmijë.
Në Ferizaj janë dy raste të fëmijëve të braktisur. Ndërkaq Prishtina, Kamenica, Fushë-Kosova, Vitia, Deçani dhe Gjakova kanë nga një rast të fëmijëve të braktisur.